Anglia kualifikohet në gjysmëfinale të Euro 2024 pas gjuajtjeve të penalltive duke eliminuar kështu Zvicrën në Dusseldorf Arena.
Një ndeshje e kontrolluar në pjesën më të madhe të lojës nga britanikët të cilët, megjithatë, u gjendën në disavantazh në minutën e 75’ pas golit të Breel Embolo. Ishte ylli i Arsenal, Bukayo Saka që riktheu baraspeshën vetëm 5 minuta më vonë e mbajti gjallë shpresën për kualifikim.
Ndeshja shkoi në 30 minuta shtesë ku rrjetat mbetën të patundura pavarësisht rasteve nga secili ekip. Në ruletën e 11-metërshave Anglia u tregua perfekte duke shënuar në të pesta rastet që pati, ndërsa Manuel Akanji i Zvicrës humbi penalltinë e parë duke i dhënë kualifikimin Anglisë me rezultatin 5-4.
Në gjysmëfinale, më datë 10 korrik, Anglia do të përballet me fituesin e çiftit Hollandë – Turqi që do të mësohet në mbrëmjen e sotme.