Kombëtarja shqiptare dhe Ukraina nisën para pak minutash sfidën e vlefshme për raundin e 6-të të Nations League. Por kjo ndeshje nuk filloi si herët e tjera.
Në stadiumin “Air Albania” u mbajt 1 minutë heshtje në nderim të 14-vjeçarit të vrarë ditën e djeshme, Martin Canin. Të gjithë të pranishmit në stadium nderuan ëngjëllin e vogël që ndërroi jetë dje.
Kujtojmë që 14-vjeçari i cili mbeti viktimë e një sherri me një bashkëmoshatar të tijin, së fundmi ishte pjesë e Dinamon U15. Gjithashtu, Cani kishte një të shkuar edhe në akademinë e Partizanit.
Sondazh
Poll