Mike Tyson është padyshim një nga legjendat e sportit të boksit, madje nga disa cilësohet si më i miri në histori. Megjithatë në duelin e fundit përballë një 27 vjeçari, Tyson tregoi që mosha nuk është "thjeshtë një numër".
Në moshën 58-vjeçare ai zhvilloi një ndeshje të madhe përballë YouTuber-it, Jake Paul. "Djaloshi i internetit" dukej shumë në formë përballë një kundërshtari 31 vite më të madh.
Jake ia doli që të fitonte një ndeshje që kishte vëmendjen e gjithë botës. Megjithatë, pas ndeshjes u shpreh se Mike Tyson ishte motivimi dhe idhulli i tij, duke u shprehur se 58-vjeçari është boksieri më i mirë në histori.
Beteja me tetë raunde, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix, përfundoi me pikët 80-72, 79-73 dhe 79-73 në favor të Paul. Përpjekja e parë e Netflix në sportet luftarake të drejtpërdrejta pati edhe momente të vështira, me shikuesit që u ankuan për problemet e transmetimit para dhe gjatë ndeshjes.