Kampionati Europian 2024 është një muaj larg dhe ethet kanë filluar të kaplojnë Shqipërinë e gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Pritet një ‘tubim’ kuqezi në rrugët e Gjermanisë dhe një atmosferë drithëruese në tre ndeshjet ku do të luajë Kombëtarja.
Vargu që kanë shoqëruar djemtë në festat e sukseseve gjatë kualifikueseve ishte “Gjermania o mër vllazën’ nuk është si përpara”. Një këngë popullore që kërcehej nga futbollistët e Kombëtares me në krye Taulant Seferin, Nedim Bajramin e Ylber Ramadanin.
S’mund të mungojë as zëvëndës-kapiteni, Elseid Hysaj, teksa gjatë një feste familjare në restorantin e tij në Malësinë e Madhe, ia ka marrë këngës e valles duke ‘djegur’ skenën ashtu siç dinë vetëm ‘çunat e Shqipnis’.