Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Spanja u "pret" kokën ‘Gjelave’ të Francës dhe shkon në finalen e Euro 2024

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Fitore me përmbysje, Spanja u "pret" kokën
Spanjë-Francë

Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti me përmbysje 2-1 përfaqësuesen e Francës në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni.

Të parët që kaluan në avantazh ishin francezët me anë të Kolo Muani, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të. Por, spanjollët përmbysën për 4 minuta, me Yamal dhe Olmo që shënuan në minutën e 21-të dhe 25-të.

Me këtë fitore, Spanja shkon në finalen e një Europiani për herë të 5-të në histori. Ndërsa në finalen e madhe të Berlinit, “Furia e Kuqe” do të përballet me një mes Hollandës ose Anglisë./Marre nga Newsport

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese