Pas fitores së Partizanit përballë Skënderbeut, disa tifozë të ekipit të kuq kanë vazhduar festën e shfrenuar jashtë stadiumit “Air Albania”.
Disa prej tyre kanë ndezur mjete tymuese në autobusin e linjës 'Kamëz-Tiranë', ndërsa kanë thyer edhe një prej xhamave. Në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, shihet sesi njerëzit dalin nga autobusi i cili është i "mbytur" në tym.
Ekipi i Partizanit u kualifikua në finalen e Final Four e cila do të luhet më 26 maj në “Air Albania”, në orën 19:00. Mbetet ende për t’u mësuar ekipi i dytë finalist që do të zbulohet në përballjen tjetër mes Egnatias e Vllaznisë, të dielën në orën 20:00 po në “Air Albania”.
Sondazh
Poll