Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ Do të zgjohen me dashurinë për atdheun, zbulohen detajet e veçanta të "shqiponjave" në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Do të zgjohen me dashurinë për atdheun, zbulohen detajet e
@Credits/ Federata Shqiptare e Futbollit

Pas mbërritjes në tokën gjermane, ekipi Kombëtar udhëtoi drejt Kaiseraut në Kamen në kampin bazë për finalet e “EURO 2024”.

Në SportCentrum Kaiserau, Kombëtares iu rezervua e njëjta pritje si në aeroportin e Dusseldorf-it me një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale të Kamenit. Shumë fëmijë dhe prindër të komunitetit shqiptar mirëpritën kuqezinjtë në një atmosferë fantastike dhe të ngrohtë.

Në videon e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit bien në sy edhe detajet e veçanta, të rezervuara për futbollistët e Kombëtares.

Gjithçka nis që nga hyrja, ku në dyert e dhomave përkatëse të lojtarëve, shkruhen emrat e tyre. Për të vazhduar më tej, shtretërit kanë veçantinë e tyre, pasi në çarçafë është i qëndisur edhe sllogani i këtij Europiani, “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, së bashku me logon.

Kushte optimale dhe detaje fantastike për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilën do të flenë dhe do të zgjohen me dashurinë për atdheun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese