Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Sporti

UEFA me 2 standarde! Merih Demiral e pëson si Mirlind Daku, ndërsa superylli Bellingham “shpëton” me gjobë

Shkruar nga Newsbomb

UEFA me 2 standarde! Merih Demiral e pëson si Mirlind Daku, ndërsa

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA ka zbardhur vendimet për ngjarjet e fundit në raundin 1/16 të Euro 2024. Dy ishin ndeshjet që sollën disa polemika, Angli – Sllovaki dhe Austri – Turqi ku anglezët dhe turqit u kualifikuan më tej.

Qendërmbrojtësi dhe heroi absolut i Turqisë, Merih Demiral shënoi një dygolësh përballë Austrisë që kualifikoi ekipin e tij më tej. Në festën e një prej golave, ai ngriti lart të dy duart duke bërë me shenjë një simbol që në Turqi konsiderohet si “Ujqërit Gri”, të cilët janë një grup ushtarak.

Kjo i ka kushtuar rëndë lojtarit i cili është dënuar me 2 ndeshje pezullim, njëjtë si Mirlind Daku.

Por, ndryshe ndodh me superyllin e Anglisë, Jude Bellingham i cili në përfundim të ndeshjes bëri një gjest antisportiv duke treguar me dorë organin e tij gjenital. Kjo është konsideruar provokative dhe jashtë rregullave nga UEFA, por talenti i Real Madrid ia ka dalë mbanë të shpëtojë vetëm me një gjobë 20 mijë euro.

Ndërkohë, gjestet e turpshme të lojtarëve e tifozëve të Serbisë që ngritën lart 3 gishtat, simbol i genocidit në Kosovë, ende kalon pa asnjë dënim nga Qeveria e Futbollit Europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese