Hapësire reklamuese

Sporti

UEFA e përjashtoi se bëri shqiponjën para tifozëve serbë, Arlind Sadiku: Çështjen do e ndjek me avokatë të huaj

Shkruar nga Newsbomb
UEFA e përjashtoi se bëri shqiponjën para tifozëve
Gazetari sportiv Arlind Sadiku

Gazetari sportiv Arlind Sadiku i cili raportonte nga Gjermani mbi Kampionatin Europian për “Klan Kosova” u përjashtu nga UEFA pasi bëri shqiponjën para tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi-Angli në Veltins-Arena.

Edhe pse reagimi i gazetarit erdhi pas shumë koresh raciste kundër Kosovës, Federata e Futbollit Europian nuk e lejoi të futet dhe raportojë në ndeshjet e tjera.

 Sot, Arlind Sadiku i ftuar në Euronews Albania tha se vendimi i marrë nga UEFA është i padrejtë dhe ka nxitur urrejtje të serbëve ndaj tij dhe familjes së tij.

Gazetari sportiv tregoi se këtë çështje do ta ndjekë me anë të një avokati të huaj, pasi konsideron se është dëmtuar duke mos u lejuar të raportojë kampionatin evropian.

“Nuk trembem edhe pas kërcënimeve me jetë që kam marrë nga serbët, janë me qindra mesazhe që kam marrë, nesër nëse ka ndeshje në Beograd do jem aty për ta raportuar.

Nesër do jem në stadium për Shqipërinë me bluzën e Dakut. Jam duke angazhuar në avokatë të huaj se konsideroj se jam dëmtuar duke mos u lejuar të raportoj, por ky veprim ka nxitur urrejtje edhe te populli serb, një nga mediat serbe sot kishin përmendur edhe emrat e familjes sime, gruas dhe fëmijës, e gjitha kjo nxit urrejtje dhe nuk i dihet çfarë mund të ndodhë”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese