Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Çudirat e 'zakonshme' shqiptare, ndeshja Kukësi – Flamurtari shtyhet prej… ambulancës

Shkruar nga Newsbomb
Çudirat e 'zakonshme' shqiptare, ndeshja Kukësi –
Ambulanca

Pritej të niste në orën 16:00 sipas programit zyrtar, por ndeshja Kukësi – Flamurtari, e vlefshme për javën e 4-të të Kategorisë së Parë, do të nisë me vonesë.

Arsyeja për këtë shtyrje është sepse ambulance nuk ka pajisjen e defribilatorit që është mandatore në protokollin zyrtar. Nuk është hera e parë që raste të tilla ndodhin në futbollin shqiptar, por kjo nuk e normalizon aspak këtë fenomen të çuditshëm.

Kukësi dhe Flamurtari mbyllin këtë javë të Kategorisë së Parë në një ndeshje mjaft interesante në ‘Kukës Arena’. Verilindorët duan rezultatin pozitiv në shtëpinë e tyre për të nisur ngjitjen në tabelë, ndërsa vlonjatët janë pretendentët për maksimumin në këtë sezon dhe në çdo ndeshje futen për 3 pikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese