Një shtetas shqiptar është dënuar me 6 vite heqje lirie nga drejtësia italiane, pasi tentoi të grabiste vilën e futbollistit të njohur, Angel Di Maria, në Torino në tetor të vitit 2022.
Ky incident ndodhi në kohën kur Di Maria ishte pjesë e Juventusit dhe po qëndronte me shokun e skuadrës, Dushan Vlahovic, në një rezidencë në kodrat pas Gran Madre.
Shqiptari i akuzuari, i cili u arrestua pas një ndjekjeje të gjatë nga policia, ishte i vetmi që u kap në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë ende në arrati. Edhe pse prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 12 vjetësh, por Gjykata e Torinos e reduktoi në vetëm 6 vite.
Shqiptari kishte edhe disa precedentë penalë, përfshirë një tjetër grabitje të ndodhur pak ditë para kësaj ngjarjeje. Gjyqi u shoqërua me polemika, ku një nga akuzat kryesore u riklasifikua si tentativë për vjedhje, duke ulur ndjeshëm peshën e dënimit. Sidoqoftë, shqiptari nuk arriti t'i shpëtojë akuzave për agresion.
Pavarësisht pretendimeve të prokurorisë për një sulm të organizuar dhe të armatosur, me synimin për të frikësuar futbollistin argjentinas, vetëm njëri prej autorëve të sulmit u kap, ndërsa të tjerët mbeten ende në kërkim.