Ish-futbollisti i Jay Emmanuel-Thomas është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. Sulmuesi 33-vjeçar, i cili aktualisht luan për “Greenock Morton” është arrestuar në Skoci.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa sot pritet të dalë para Prokurorisë, i akuzuar për import të drogave të klasit B.
Arrestimi i futbollitit vjen pasi oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit zbuluan 60 kg kanabis me një vlerë prej 600,000 paund në valixhe që mbërrinin në aeroportin Stansted nga Bangkok.
Jay Emmanuel-Thomas është një ish-lojtar i Anglisë U-17 dhe U-19 i cili më parë ka luajtur për klube duke përfshirë Livingston, Aberdeen, Ipswich Town, Bristol City, Queens Park Rangers, Arsenal dhe ekipin tajlandez PTT Rayong.
Sulmuesi nënshkroi një kontratë gjashtëmujore me skuadrën e kampionatit skocez Greenock Morton në korrik. Arrestimi i tij erdhi pasi policia sekuestroi rreth 600,000 paund të drogës së klasës B, pasi ajo mbërriti në aeroportin Stansted në dy valixhe nga Bangkok në Tajlandë. Valixhe të cilat i përkisnin futbollistit.