Hapësire reklamuese

Sporti

Tmerr në rrugët e Gjermanisë, siriani plagos me thikë 3 tifozë

Shkruar nga Newsbomb

Tmerr në rrugët e Gjermanisë, siriani plagos me thikë 3

Momente paniku kanë përfshirë Shtutgartin ditën e djeshme. Tifozë të shumë ishin mbledhur në “Fan Zone-n” e qytetit për të ndjekur ndeshjen, Republikë Çeke – Turqi, e cila po zhvillohej në Hamburg.

Por, të pranishmit janë përballur me një ngjarje të rëndë dhe të frikshme. Kur po afronte fundi i ndeshjes, mes tifozëve nisi sherri.

Një 25-vjeçar sirian plagosi me thikë 3 tifozë, veprim i cili tmerroi të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur për të shijuar ndeshjen në një atmosferë që deri në ato momente ishte e këndshme.

Sapo ndodhi sherri dhe plagosja me thikë, policia gjermane ndërhyri duke arrestuar shtetasin me origjinë siriane. Mësohet se 3 të plagosur janë një 19-vjeçar gjerman dhe dy turq të moshës 38 dhe 60 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese