Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Thirrjet raciste për Kosovën, UEFA nis hetimin ndaj tifozëve serb

Shkruar nga Newsbomb
Thirrjet raciste për Kosovën, UEFA nis hetimin ndaj tifozëve serb
Tifozet serb dhe banderola e tyre kunder Kosoves

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për thirrjet “Kosova është Serbi”, të kënduara nga tifozët e saj para dhe gjatë ndeshjes kundër Anglisë.

Hetimi i UEFA-s është për dy shkelje. Njëra ka të bëjë me hedhjen e sendeve dhe tjetra ka të bëjë me transmetimin e një “mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Kujtojmë se vendimi i UEFA-s vjen pas denoncimit që  Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë ndaj  Federatës Serbe për të njëjtat argumente. FFK-ja akuzon serbët se kanë shfaqur pankarta, slogane dhe kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një ngjarje si kampionati evropian i futbollit, i cili ka kërkuar dënim të ashpër për serbët. Mbetet të shihet se cila do tëe jetë masa ndëshkimore  për Serbisë.

Vlen të theksohet se ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë është zhvilluar ditën e dielë, sfidë kjo që ka pëfunduar në favorin 1-0 të “Tre Luanëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese