Hapësire reklamuese

Sporti

Thirrjet raciste kundër Kosovës dhe shfaqja e flamurit, UEFA vendos nën hetim Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Thirrjet raciste kundër Kosovës dhe shfaqja e flamurit, UEFA vendos
Provokimet e tifozëve serbë në ndeshjen kundër Anglisë në “Gelsenkirchen”

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë për thirrjet raciste kundër Kosovës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e të dielës në “Gelsenkirchen” ndaj Anglisë. Tifozët serbë kënduan kore kundër Koëovës, ndërsa hetimi do të bëhet për dy shkelje:

Hedhje e objekteve në fushë dhe mesazhe provokuese që nuk gjejnë vend në një event futbollistik. Ndërkohë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar në UEFA për të njëjtat argumente, Federatën Serbe.

FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit, që ka kërkuar dënim të ashpër për serbët.

Përveç hetimit, Federata e Futbollit të Serbisë tashmë është goditur edhe me dy akuza të UEFA-s në lidhje me sjelljen e tifozëve gjatë lojës. Pas trazirave në fillim të ndeshjes, shtatë tifozë të Serbisë dhe një tifoz i Anglisë u arrestuan nga policia lokale gjermane pasi u përfshinë në një sherr të madh, ku fillimisht u tha se ishin shqiptarë, por shumë shpejt u zbardh nga mediat prestigjoze britanike se ishin serbët e përfshirë në konflikt.

"Procedimet disiplinore janë nisur në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinor të UEFA-s (DR) pas ndeshjes së fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të UEFA-s ndërmjet Serbisë dhe Anglisë (0-1) të luajtur më 16 qershor 2024 në Gelsenkirchen, Gjermani.

Akuza ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS): Hedhja e objekteve, transmetimi i një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive. Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.

Për më tepër, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me sjelljet e supozuara diskriminuese". – deklarata e UEFA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese