Shqipëria kalon me sukses testin e parë miqësor. Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtejnin në Hungari me rezultatin e pastër 3-0.
Armando Broja zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’ me një gol mjaft të bukur të nisur nga Nedim Bajrami. Me startin e pjesës së dytë, do të shihnim sërish një nga perlat e Jasir Asanit që nuk kursehet aspak. Gol kopertine nga goditja e dënimit që përfundoi në trekëndësh. Më pas do të ishte Ernest Muçi që do të shtynte në rrjetë një top të mbetur në vijën fatale pas një aksioni model të Mitaj, Bajrami e Asanit.
Një 90 minutësh në kufijtë e perfeksionit për ekipin e Sylvinhos, i cili ka marrë mesazhe të qarta nga lojtarët, sidomos ata të fazës ofensive. Prapavija e Kombëtares nuk u thërrit asnjëherë në detyrë me lojën që bëhej vetëm në gjysmëzonën e kundërshtarëve.
Ekipi do të rikthehet në Austri për të vijuar me programacionin, ndërsa më 7 qershor do të luajmë miqësorën e dytë e të fundit ndaj Azerbajxhan sërish në Hungari, në orën 19:00.