Turqia ka fituar 3 me 1 përballë Gjeorgjisë. Pas golit të parë të turqve në pjesën e parë gjithçka u duk e lehtë, por nuk mendonin kështu dhe gjeorgjianët që ia dolën të barazonin.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1 me 1. Arda Guler u kthye në hero gjatë pjesës së dytë. Talenti i Real Madrid shënoi në minutën e 66’ për t’i dhënë 3 pikë të rëndësishme përfaqësueses turke.
Guler u bë dhe lojtari më i ri që shënon për Turqinë në historinë e Europianëve. Goli i tretë i ekipit turk pati vlerë vetëm për statistika në fund. Tashmë gjithçka kthehet në malore për gjeorgjianët, që e kanë Europianin e parë në histori.
Sondazh
Poll