Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Supersfida Francë – Belgjikë “ngrin” Europianin, mësoni ndeshjet e fazës së 1/8-ve

Shkruar nga Newsbomb
Supersfida Francë – Belgjikë “ngrin” Europianin,
Euro 2024

Tashmë janë mbyllur të gjitha ndeshjet e grupeve të Euro 2024. 16 ekipe kanë kaluar në fazën e 1/8-ve, e cila do të jetë mjaft interesante dhe me ndeshje shumë të bukura.

Europiani do të rikthehet më datë 29 qershor aty ku Gjermania do të përballet me Danimarkën në orën 18:00, ndërsa Italia do të luajë kundër Zvicrës në orën 21:00 . Një ditë më vonë, pra më datë 30 qershor, Anglia do të luajë kundër Sllovakisë (18:00), kurse Spanja përballet me Gjeorgjinë (21:00).

Më 1 korrik, do të ketë akoma ndeshje më interesante, ku do të luhet edhe sfida më e bukur e kësaj faze.

Franca do të luajë kundër Belgjikës (18:00), e cila mund të cilësohet edhe si finale e parakohshme. Në po të njëjtën ditë do të luajë edhe Portugalia, e cila do të sfidojë Slloveninë (21:00).

Në datën 2 korrik mbyllet edhe kjo fazë më dy ndeshje të tjera. Rumania do të luajë kundër Holandës (18:00), ndërsa Austria përballet me Turqinë (21:00).

29 qershor:

Gjermani – Danimarkë

Zvicër – Itali

30 qershor:

Angli – Sllovaki

Spanjë – Gjeorgji

1 korrik:

Francë – Belgjikë

Portugali – Slloveni

2 korrik:

Rumani – Holandë

Austri - Turqi/ Newsport

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed