Hapësire reklamuese

Sporti

Spektakël, emocione dhe gola në 'frymën' e fundit, Spanja mposht Gjermaninë dhe shkon në gjysmëfinale

Shkruar nga Newsbomb

Spektakël, emocione dhe gola në 'frymën' e fundit,

Spanja ka mposhtur Gjermaninë në supersfidën e vlefshme për fazën çerekfinale të Euro 2024. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MHP Arena” në Stutgart, përfundoi me fitoren 2-1 të spanjollëve.

Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 51’ të sfidës me anë të Dani Olmo. Lojtari i Leipzig u asistua nga 16 vjeçari Yamal, duke dërguar topin në fundin e katërkëndëshit të mbrojtur nga Manuel Neuer.

Në krahun tjetër, Gjermania luftoi dhe provoi shumë që të gjente golin e barazimit, duke e realizuar atë në minutën e 89-të. Autori i golit të barazimit ishte Florian Ëirtz, me fantazistin e Leverkusen që dërgoi ndeshjen në shtesën e madhe.

Në 30 minutat e shtesës ritmi ishte po i njëjtë, me ‘panzerat’ paksa më shumë kërkues. Teksa, kur gjithçka u mendua se do të shkonte drejt penalltive, ishte Mikel Merino që me një goditje në kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë fitoren Spanjës.

Tashmë, përfaqësuesja e Spanjës është gjysmëfinalistja e parë. Spanjollët presin kundërshtarin, i cili do të jetë një mes Francës dhe Portugalisë, skuadra që do të ndeshen mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Pedri, Williams, Morata.
Gjermania: Neuer, Raum, Rudiger, Tah, Kimmich, Can, Kroos, Gundogan, Musiala, Sane, Havertz.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese