Bëmat e tifozëve shqiptar s’kanë fund. Euro 2024 ishte “territori” i tyre. Pavarësisht se jemi një vend i vogël, pa eksperiencë në evente të tilla, treguam në mënyrë të përkryer se si mbështetet Kombëtarja.
Tifozët shqiptar i bënë të gjitha, protagonist kudo, që nga tubimet masive në rrugët e Dortmundit, Hamburgut e Dusseldorfit, ato spaghettit e thyer para italianëve, ‘pushtimi’ i çdo sektori në stadium, madje protagonist edhe në fushën e lojës.
Në të tre ndeshjet tifozët shqiptar u kthyen protagonist edhe duke u futur në fushën e lojës. Nisi nga ndeshja me Italinë ku Sami Rexhepi nga Skenderaj u fut në fushën e lojës me flamurin shqiptar. Në sfidën e fundit ndaj Spanjës, në fund të ndeshjes në fushën e lojës hyri një djalosh i vogël shqiptar.
Nuk do ta besoni, por ky djalosh është i biri i Samiut, Lien Rexhepi që i mori “stafetën” babait të tij. Një histori speciale që nuk do ta harrojnë kurrë si ata, ashtu edhe tifozët shqiptar. Këtu merr kuptimin e plotë shprehja, “Bëmë baba të të ngjaj”./ Marrë nga NewSport