Shqipëria do të luajë kundër Spanjës ndeshjen e fundit në grupin B. Kuqezinjtë diskutojnë fatet e kualifikimit më 24 qershor ora 21:00.
UEFA ka hapur një sondazh dhe ndjekësit shohin Shqipërinë si fituese, kur kanë mbetur dhe 3 ditë nga ndeshja. Kuqezinjtë kanë 55% të votave, ndërsa Spanja 34%. Barazimi është rezultati që mendohet nga 11% e votuesve.
Spanja e ka siguruar kualifikimin si vend i parë në grupin B. Në anën tjetër vendin e dytë e mban Italia me 3 pikë. 2 pikë më pak numërojnë Kroacia dhe Kombëtarja e Shqipërisë, me këto të fundit që kanë golavarazh më të mirë.
Dhe Kroaci – Spanjë luhet po ditën e hënë në të njëjtën orë. Kështu që gjithçka mbetet për t’u shijuar.
Sondazh
Poll