Hapësire reklamuese

Sporti

Spanja bën detyrën mes 5 golave, e pret “finalja e parakohshme” kundër Gjermanisë

Shkruar nga Newsbomb

Spanja bën detyrën mes 5 golave, e pret “finalja e

Spanja ka bërë detyrën në fazën e 1/8 të Euro 2024 duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4-1. Dhe pse u duk se do ishte takim i vështirë, pasi gjeorgjianët kaluan të parët në avantazh me autogol, iberikët reaguan.

Kështu golat për Spanjën i shënuan Rodri, Fabian Ruiz, Nico Williams dhe Olmo. Në fazën çerekfinale Spanja do të luajë kundër Gjermanisë.

Finalja e parakohshme do të mbahet në Shtutgart. Më 5 korrik ora 18:00, do të vendoset një prej gjysmëfinalisteve të Europianit.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián, Pedri; Lamine Yamal, Nico Williams, Morata

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Lochoshvili, Chakvetadze, Kiteishvili, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese