Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

S’ka “shkëndija” në pjesën e parë, Shqipëria dhe Gjeorgjia “dhëmb për dhëmb” në mesin e fushës

Shkruar nga Newsbomb
S’ka “shkëndija” në pjesën e parë,
Foto nga ndeshja

Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë mbyllet pa gola. Ndeshja e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B1 në Nations League nisi me të dyja ekipet që studiojnë njëra-tjetrën duke u kujdesur në maksimum.

Lojtarët e të dy skuadrave provuan të depërtonin në zonat kundërshtare, por pa sukses. Gjeorgjia tentoi goditjen e parë nga distanca me Kiteishvilin, gjuajtje e cila shkoi mbi traversë.

Nga kuqezinjtë ishte Kristjan Asllani e Arbër Hoxha të cilët provuan 2 herë nga distanca për të rrezikuar poshtën kundërshtare, por edhe këta pa sukses.

Ekipet i drejtohen dhomave të zhveshjes ku do të marrin këshillat e trajnerëve e të bëhen gati për fraksionin e dytë dhe final të lojës.

Shiko rastet

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese