
Pritjes i vjen fundi. Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht rrugëtimin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në orën 20:45 në “Wembley” kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë Anglinë.
Në një video e shpërndarë në rrjete sociale, shihet që tifozët shqiptarë kanë “ndezur” sheshet e Anglisë, me daulle e muzikë. Por, ajo që vihet re është se muzika kombëtare bashkon anglezët dhe tifozët tanë, teksa kërcejnë nën ritmet e tupanit.
Vallet dhe këngët nuk mungojnë, ndërsa jemi në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Botërorin 2026.
Albanian ???????? fans start their manifestation in Wembley ahead of England vs Albania football match.#England #Albania pic.twitter.com/QdSyNtYzG0
— Gezim Hilaj (@gezim_hilaj) March 21, 2025