Hapësire reklamuese

Sporti

Shqipëria shkëlqeu me Kroacinë, por UEFA i çudit të gjithë

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria shkëlqeu me Kroacinë, por UEFA i çudit të

Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Shqipëria mund të thuhet se shkëlqeu në tërësi. Pakkush besonte jashtë vendit tonë, që kuqezinjtë do ndalonin Kroacinë. Dhe pse pritej lojtari i ndeshjes nga djemtë e Sylvinhos, që për 70 minuta ishin në avantazh, kjo gjë nuk ndodhi.

UEFA i dha çmimin “Lojtari i Ndeshjes” Andrej Kramaric. Ky i fundit shënoi golin e barazimit për kroatët, që shtoi emocionet në 15 minutat e fundit. Kjo mund të shihet dhe si dhuratë për Kramaric, që festonte ditëlindjen.

Kujtojmë se te Shqipëria spikatën Strakosha me pritjet e tij dhe Qazim Laçi. Ky i fundit shënoi golin e parë të ndeshjes, atëherë kur nuk pritej, pas 11 minutave lojë.

Tashmë gjithë sytë janë te ndeshja e fundit e grupeve. Kombëtarja luan më 24 qershor ora 21:00 në Duseldorf kundër Spanjës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese