Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Gjeorgjia ul me “këmbë në tokë” kuqezinjtë

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Gjeorgjia ul me
Humb Shqiperia

Shqipëria është mposhtur në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1.

Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Kochorashvilit në minutën e 70-të, i cili nga gjuan nga 30 metra dhe lë në vend Thomas Strakoshën. Në minutat e mbetura “djemtë” e Sylvinhos nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës dhe në këtë mënyrë dalin të mposhtur nga arena kombëtare.

Në këtë sfidë në minutën e 72-të erdhi momenti për Sebastian Spahiun. Ish-i i Egnatias bëri kështu debutimin e Kombëtaren.  Pas kësaj humbej Gjeorgjia kryeson me 6 pikë pas dy sfidave, ndërsa Shqipëria ndodhet e dyta në grup me 3 pikë, po aq sa Çekia, me këto të fundit që triumfuan ndaj Ukrainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese