Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Shqipëria e mbyll me gol ndaj Andorrës, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj i japin fitoren kuqezinjve

Shkruar nga Newsbomb
 
Shqipëria e mbyll me gol ndaj Andorrës, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj i
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 ndaj Andorras në sfidën e dytë kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Një fitore shumë e rëndësishme nga ekipi ynë, ku Rey Manaj ishte vendimtar dhe heroi i kësaj përballjeje. Sulmuesi lushnjar shënoi dopitë që në pjesën e parë, në minutën e 9-të dhe të 20-të.

Ndërkohë nga krahu tjetër Kristjan Asllani dhe Armando Broja asistuan, duke bërë një ndeshje fantastike ndaj ekipit nga Andorra, ndërsa Myrto Uzuni në minutat e fundit të takimit shënoi për 3-0, për të mbyllur kështu një spektakël kuqezi në “Arenën Kombëtare”.

Kështu kuqezinjtë marrin fitoren e parë në këto kualifikuese. Pas këtij 3 pikëshi Shqipëria ngjitet në vendin e 2-të në klasifikimin e grupit K, po aq sa ka edhe Letonia. Ndërkohë Anglia kryeson me 6 pikë, pasi “Tre Luanët” mbrëmjen e sotme triumfuan 3-0 ndaj Letonisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese