Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Shqipëri heroike, kuqezinjtë barazojnë mes dramës dhe mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëri heroike, kuqezinjtë barazojnë mes dramës dhe
Momente nga festa pas golit te Klaus Gjasules

Kuqezinjtë kanë barazuar në minutat e fundit të sfidës me Kroacinë, duke mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit në fazën e radhës. Një ndeshje fantastike e dy skuadrave, që ka dhuruar plot emocione të bukura dhe është mbyllur me rezultatin 2-2.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho kaloi i pari në avantazh me anë të Qazim Laçit, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të. Asani pasoi për mesfushorin, i cili me kokë mposhti Livakocic. Pjesa e parë do të ishte fantastike për kuqezinjtë, të cilët e mbyllën në avantazh.

Kryesimi i Kombëtares do të ishte deri në minutën e 73-të, ku Kramaric do të barazonte shifrat. Elseid Hysaj del bllof dhe në këtë mënyrë lojtari kroat gjen rrugën e rrjetës. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por pas 4 minutash një autogol i Gjasulës do t’u jepte avantazhin kroatëve.

Kuqezinjtë të “shokuar” dhe minutat e mbetura do të luftohej për të gjetur golin e avantazhit. Do të ishte Gjasula që do të “çonte” sërish peshë shqiptarët. Mesfushori do të bënte rolin e sulmuesit dhe do të mposhte portierin kundërshtarë.

Shqipëria barazon mes drithërimash në Hamburg, teksa përballja me Kroacinë mbyllet 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese