Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Al Ittihad luajti në shtëpi përballë Al Qadisiya. Sfida e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit arab përfundoi 3-1 për Ittihad.
Ishte pikërisht Mitaj ai që shënoi golin e 3-të për të tijët. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare “vallëzoi” me topin mes katër kundërshtarëve, teksa më pas dërgoi topin në fundin e rrjetës. Mitaj shënoi në minutën e 81 të sfidës.
Përveç golit, 20-vjeçari zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë edhe pse u aktivizua në minutën e 35-të të sfidës. Talenti shqiptar u vlerësua me notën e lartë 7.7, duke qenë i 3-ti më i miri.
Mitaj u rendit pas “Lojtarit të Ndeshjes”, Moussa Diaby dhe sulmuesit që kishte kundërshtar, Aubameyang.