Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Rikthime me peshë te Kombëtarja, thirret edhe Pajaziti. Sylvinho publikon listën për sfidën me Çekinë dhe Gjeorgjinë

Shkruar nga Newsbomb
Rikthime me peshë te Kombëtarja, thirret edhe Pajaziti. Sylvinho
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

Vlen të theksohet se as këtë herë në listë nuk ka vend për Indrit Tuçin dhe Adrion Pajazitin, të cilët ditët e fundit u përfolën shumë se do të grumbulloheshin për këto dy sfida. 

Rikthime me peshë te Kombëtarja, thirret edhe Pajaziti. Sylvinho
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese