Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

RENEA gati për sigurinë e Kombëtares, kuqezinjtë do të monitorohen në Gjermani dhe nga ANTITERRORI

Shkruar nga Newsbomb
RENEA gati për sigurinë e Kombëtares, kuqezinjtë do të
FotoMontazh: RENEA - Kombetarja Shqiptare

Lojtarët dhe ekipi përfaqësues i Kombëtares Shqiptare që do të udhëtojë drejt Gjermanisë muajin e ardhshëm për "EURO 2024", do të monitorohen dhe sigurohen gjatë gjithë rrugëtimit të tyre nga Forcat Speciale të Policisë Shqiptare.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit ka angazhuar forcat elitë të Policisë së Shtetit, për të garantuar 24/7 sigurinë e lojtarëve kuqezi.

Të gjitha lëvizjet e Kombëtares Shqiptare në rrugët dhe qytetet e Gjermanisë, për tre sfidat zyrtare të "EURO 2024", mjediset ku lojtarët do të stërviten dhe rezidencat ku ata do të qëndrojnë për rreth një muaj do të jenë nën monitorim maksimal.

Efektivët e Forcave Speciale RENEA dhe një ekip nga Drejtoria e Antiterrorit nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Drejtuesit të Parë Alfred Mara, do të monitorojnë 24 orë sigurinë e ekipit përfaqësues. Mara do të ketë tagrin e plotë për shoqërimin e Kombëtares dhe mbajtjen e komunikimeve me autoritetet gjermane të sigurisë.

Portali "Weblajm" bën me dije se efektivët e Policisë Shqiptare që janë përzgjedhur për të shoqëruar lojtarët kuqezi në Gjermani janë vënë në kontakt me palën gjermane që në Dhjetor 2023 dhe më datë 8 Qershor do të zbarkojnë në Berlin.

Aventura Euro 2024 për Shqipërinë nis zyrtarisht më 15 qershor ku sfidojmë Italinë në Dortmund. Më pas përballemi me Kroacinë në Dusseldorf, më 19 qershor dhe ndeshjen e fundit të grupeve e luajmë ndaj Spanjës në Hamburg më 24 qershor.

Efektivët e Forcave Speciale dhe Drejtorisë së Antiterrorit u janë nënshtruar një sërë kontrollesh dhe "vettingut" nga Europol dhe Policia Gjermane, përpara se të merrnin në dorë dhe certifikatat e gatishmërisë për të garantuar sigurinë e ekipit të tyre përfaqësues.

Po ashtu, autoritetet në Gjermani kanë marrë dhe një listë të përpiluar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit me emrat e tifozëve të penalizuar dhe përjashtuar nga stadiumit shqiptare, të cilët nuk do të lejohen të ndjekin as Euro 2024, nga shkallët e stadiumeve.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese