Hapësire reklamuese

Sporti

Real Madrid kampion Europe për herë të 15-të, Dortmundi nuk ia del ndaj superfuqisë madrilene

Shkruar nga Newsbomb
Real Madrid kampion Europe për herë të 15-të, Dortmundi nuk
Real Madrit-Borussia Dortmund

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Një sfidë që nisi shumë mirë për Dortmundin, të cilët dominuan pjesën e parë me raste të pastra. Si fillim ishte Karim Adeyemi i cili humbi rastin e pastër përballë Courtois, e më pas Fullkrug goditi shtyllën. Pavarësisht insistimit të gjermanëve, fraksioni i parë i finales u mbyll 0-0.

Me nisjes e pjesës së dytë, “djemtë” e Carlo Ancelottit u treguan më agresive, të cilën nisën të sulmonin portën e Kobel. Portieri i Dortmundit bëri disa pritje vendimtare, deri në minutën e 74’ aty ku Carvajal nuk fali pas goditjes me kokë.

Në momentin që Borussia tentoi të “ngrinte kokë”, ishte Vinicius Jr që mbylli gjithçka. Në minutën e 83’ të sfidës, braziliani vulosi fatet e finales duke dyfishuar shifrat dhe duke shpërthyer festën madrilene në Londër.

Një fitore e madhe për Real Madrid, të cilët jo vetëm “rrëmbejnë” trofeun e 15-të të Champions League, por edhe shkëputen me plot 8 tituj nga ndjekësi më i afërt që është Milani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese