Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Ra pre e grabitjes dhe u plagos me thikë, klubi i Flamurtarit reagon për Atandën

Shkruar nga Newsbomb
Ra pre e grabitjes dhe u plagos me thikë, klubi i Flamurtarit reagon
Sodiq Atanda

Pak minuta më parë, u bë e ditur se futbollisti Sodiq Atanda është plagosur me thikë në qytetin e Vlorës, nga një tentativë grabitjeje. Ish-mbrojtësi i Partizanit është transportuar menjëherë në qendrën spitalore për të marrë ndihmën e parë.

Klubi i Flamurtarit ka bërë me dije për shëndetin e futbollistit në një komunikim në faqen e tyre zyrtare. “Lidhur me lajmin e publikuan në media mbi sulmin kundër futbollistit tonë Sodiq Atanda , kërkojmë të saktësojmë se futbollisti nuk ka asnjë demtim.

Fatmirësisht është një ngjarje e mbyllur pa asnjë dëmtim fizik dhe futbollisti gëzon shëndet të plotë.

Agresori është një person me probleme të shëndetit mendor”, shkruan Flamurtari, duke mohuar kështu kategorikisht ndonjë lëndim të Atandës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese