Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Pragsfida e Shqipërisë me Çekinë, ambasadori Ilir Tepelena takohet me kreun e Federatës Petr Fousek

Shkruar nga Newsbomb
Pragsfida e Shqipërisë me Çekinë, ambasadori Ilir Tepelena
Ambasadoret Tepelena dhe Iberhysaj e Fousek

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet më 16 nëntor kundër Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të raundit të 5-të të Nations League. Në prag të kësaj sfide është zhvilluar një takim mjaft i veçantë nga ambasadori shqiptar në Çeki, Ilir Tepelena.

Ky i fundit së bashku me homologen nga Kosova, Albesjana Iberhysaj, janë takuar me Presidentin e Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Petr Fousek.

“Ishte një kënaqësi e vërtetë që takova, së bashku me kolegen time ambasadoren e Kosovës, Albesjana Iberhysaj, Presidentin e Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Petr Fousek", shkruan ambasadori Ilir Tepelena.

Biseda kishte si fokus forcimin e lidhjeve të dy shteteve mes futbollit, duke përçuar vlerat nëpërmjet këtij sporti. Është vetë ambasadori Tepelena, i cili ka folur në përfundim të këtij takimi, duke shprehur kënaqësinë e tij.

"Ky takim ishte një mundësi e mrekullueshme për të forcuar lidhjet tona përmes pasionit të përbashkët për futbollin, një sport që bashkon njerëzit dhe promovon miqësinë dhe mirëkuptimin përtej kufijve.

Futbolli ka për qëllim të na bashkojë në një dashuri të përbashkët për sportin dhe vlerat që ai frymëzon tek të gjithë ne”, shkruan Ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Ilir Tepelena, teksa ndan dhe fotografinë e mëposhtme krah Fousek dhe Iberhysaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese