
Organizata terroriste ISIS po synon Euro 2024. Sipas zyrtarëve gjermanë të sigurimit të shtetit një degë rajonale e xhihadistëve do të synojë Kampionatin Evropian në Gjermani që do të zhvillohet këtë verë.
Alarmi u ndez edhe më shumë pas një botimi në revistën “Voce del Khorasan”, i cili është një botim në gjuhën angleze i nënshkruar nga dega e medias 'Al Azaim'. Revista publikoi një foto të një terroristi në një tramvaj gjerman, i cili ishte i veshur me kamuflazh dhe mbante në dorë një armë.
Posteri që mbante titullin “Telefonata e fundit para daljes”, ka ngritur në këmbë sigurimin gjerman për një sulm të mundshëm në të ardhmen e afërt nga ISIS. Gjithashtu, në imazhin e publikuar vihet re se pranë terroristit është e vendosur një kuti me eksploziv si dhe në një tabelë në pjesën e sipërme anësore lexohet “Mirë se erdhe në Evropë”.
Ndërkohë që në një pamje tjetër jepet një dron që fluturon mbi stadiumin e sapo të rinovuar “Bernabeu” që përmban mbishkrimin:
"Nëse ju shtrëngojnë dhe ju shtypin në tokë, goditini nga qielli. Nëse armiqtë e fesë së Allahut e kanë bllokuar rrugën e Hegirës (eksodi i Muhamedit i vitit 622 pas Krishtit), ata nuk mund ta bllokojnë rrugën e luftës. Vritini me automjetin tuaj kufarët (jobesimtarët ose të pafetë), goditini me thika, mbushni ushqimin e tyre me helm, fryni trurin me plumba dhe vini zjarrin shtëpive të tyre”.
Këto janë vetëm disa nga kërcënimet para Euro 2024 që do mbahet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrikun e këtij viti.
Sipas gazetës gjermane Bild, zyrtarët e sigurimit gjerman thonë se organizata terroriste ISIS ka një rrjet agjentësh prej më shumë se 100 personash të përfshirë vetëm në Evropën Perëndimore. Ndërkohë që thonë se rreth 50 të tillë ndodhe në Gjeërmani.
"Kjo pjesë e propagandës tregon se ISIS absolutisht dëshiron të kryejë sulme të bujshme, pavarësisht se si dhe nga kush. Për këtë qëllim, të gjithë sulmuesit e mundshëm, përfshirë të ashtuquajturit ujqër të vetmuar, tani thirren për të kryer sulme”,- thotë një zyrtar i sigurimit gjerman.
Ndeshjet e Euro 2024 janë vënë vazhdimisht në qendër të kërcënimeve nga organizata terroriste ISIS, pasi në mënyrë të herëpashershme ato kanë paralajmëruar për një sulm të mundshëm.
Më herët kishim kërcënime kundër stadiumeve që pritën ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Stadiumi 'Emirates' në Londër, 'Parku i Princave' në Paris, 'Civitas Metropolitano' dhe 'Santiago Bernabeu' në Madrid).