Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e parë të Grupit K për eliminatoret e Botërorit 2026. Shorti ka vendosur që kuqezinjtë tanë të përballen me Anglinë dhe Serbinë deri më tani, dy kundërshtarë mjaft të vështirë.
Përveç aspektit sportiv, të gjithë e mbajnë mend ndeshjen tonë kundër Serbisë në Beograd të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2016. Një situatë e paprecedentë ku u detyrua të ndërpritej takimi dhe Shqipëria të fitonte në tavolinë me rezultatin 3-0.
Tashmë priten të mësohen edhe kundërshtarët e tjerë për t’iu vënë kapaku këtij grupi që siç duket do të jetë mjaft i zjarrtë. Politikat qeverisbërëse kanë ndikuar në këtë lloj përballje për shkak edhe të pretendimeve të Serbisë për Kosovën, duke kaluar konotacionin sportiv.