Hapësire reklamuese

Sporti

Përleshja mes tifozëve në Gjermani, Vuçiç e pranon se ishte djali i tij: U sulmua nga shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Përleshja mes tifozëve në Gjermani, Vuçiç e pranon
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe djali i tij, Danilo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar për herë të parë se djali i tij, Danilo Vuçiç ishte i përfshirë në përleshjen e tifozëve që ndodhi para një jave afër Gelsenkirchen në Gjermani, ku u zhvillua ndeshja midis Serbisë dhe Anglisë.

Në një intervistë për mediat serbe të dhënë ditën e sotme, Vuçiç thotë se djali i tij dhe qytetarë të tjerë të vendit që ishin të pranishëm për të parë ndeshjen janë sulmuar me karrige nga shqiptarët, tifozë të Schalkes, ndërsa ato ishin ulur dhe po hanin të qetë.

Sipas Vuçiç, tifozët shqiptarë i ka shqetësuar prania e flamujve të Serbisë në kafenenë ku po qëndronin djali i tij dhe tifozët e tjerë serbë, ndërsa ndihet krenar që Danilo nuk e ka turpëruar, por i është kundërpërgjigjur sulmit duke shkaktuar kaos në qytetin gjerman.

Gjithashtu, lideri serb kritikon edhe autoritetet gjermane, të cilët kërkuan që të arrestoheshin tifozët serbë si përgjegjës për konfliktin e nisur në këtë kafene, pasi sipas tij ato ishin vetëmbrojtur.

Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe.

Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”,- ka përfunduar Vuçiç.

Më herët për incidentin pati versione të ndryshme, pasi u aludua se konflikti ishte midis serbëve dhe anglezëve, e herë të tjera se ndodhi mes shqiptarëve dhe serbëve.

Megjithatë, për Vuçiç ishin shqiptarët ato që provokuan djalin e tij dhe tifozët e tjerë serbë, që situata të degradonte në dhunë midis palëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese