Një atlet është përjashtuar nga Lojrat Olimpike “Paris 2024” pasi rezultoi pozitiv për substancat e ndaluara.
“Komiteti Olimpik Grek njoftoi se atleti grek u përjashtu nga fshati i atletëve pasi rezultoi pozitiv.”, -reporton Reuters.
A Greek athlete has tested positive for banned substances at the #Paris2024 Games and has been expelled from the athletes' village, the Greek Olympic Committee said #Olympics https://t.co/1oE6zrhFw4 pic.twitter.com/P3hjfAEwCR
— Reuters (@Reuters) August 6, 2024
Ndryshe nga vitet e kaluara, Lojrat Olimpike në Paris po shoqërohen me incidente të shumta. Notarja braziliane Ana Carolina Vieira u dërgua në shtëpi nga ekipi i saj pasi doli fshehurazi nga fshati për të festuar me të dashurin e saj Gabriel Santos në Paris.
Gjithashtu edhe notarja paraguaiane, Luana Alonso, 20 vjeçe u përjashtua nga Fshati Olimpik nga Komiteti Olimpik Paraguaian, pas një vizite të paautorizuar në Disneyland.