Hapësire reklamuese

Sporti

Përdhosja e flamurit shqiptar dhe provokimet me Kosovën, reagon FSHF-ja: Dënojmë aktet e turpshme, do t'i drejtohemi UEFA-s (SMS PËR TIFOZËT)

Shkruar nga Newsbomb

Përdhosja e flamurit shqiptar dhe provokimet me Kosovën, reagon

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me reagim zyrtar për aktet e turpshme të ndodhura sonte në ndeshjen Çeki - Shqipëri, e vlefshme për Nations League.

Përdhosja e flamurit shqiptar si dhe provokimet "Kosova është Serbi" nuk kanë kaluar pa u vënë re nga institucioni i futbollit në vend, që kërkon të vihen para përgjegjësisë ata që organizuan diçka të tillë.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar, FSHF-ja bën me dije që do t'i drejtohet UEFA-s për të sanksionuar përgjegjësit.

"Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së sotme kundër Çekisë. Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve.

Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore. FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës.

Futbolli është një lojë që bashkon dhe unifikon gjithë popujt duke promovuar barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo përkatësisë etnike. Shqiptarët, si pjesë e familjes së madhe futbollistike, do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë racizmi apo urrejtjeje duke dënuar me forcë çdokënd që tenton të përdhosë bukurinë e këtij sporti.

Pavarësisht ndeshjes së sotme, Kombëtarja jonë ka treguar gjithmonë forcë dhe guxim për të përballuar çdo vështirësi duke u ngritur pikërisht atëherë kur lind nevoja. Bashkë me tifozët do të lëmë pas këtë ndeshje dhe bëhemi gati për të shkuar në Gjeorgji për një rezultat pozitiv", shkruhej në websiten zyrtar të FSHF-së.

Shqipëria bëri një paraqitje të dobët kundër çekëve duke u mposhtur 2-0, megjithatë mundësitë dhe matematika e mban ende në lojë për të shpresuar e tentuar të marrin maksimumin në Gjerogji.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese