Hapësire reklamuese

Sporti

Pedagogia e njohur në mbrojtje të Elsi Hysaj: Ndaloni o njerëz! Po i shkatërroni jetën vetëm se bëri një "gabim"

Shkruar nga Newsbomb
Pedagogia e njohur në mbrojtje të Elsi Hysaj: Ndaloni o njerëz!
Momenti i Hysaj dhe pedagogia Xhoi Jakaj

Xhoi Jakaj, pedagoge e njohur dhe presidente e shoqatës "Act Now", është rreshtuar publikisht në mbrojtje të sportistit të kombëtares, Elseid Hysaj. Prej tre ditësh, ndaj tij ka shpërthyer një valë sulmesh dhe bullizimi vetëm sepse instiktivisht uli kokën për t'i shpëtuar goditjes me top në fytyrë, gjatë ndeshjes me Italinë.

Ajo thotë se ky bullizëm i pashoq ndaj sportistit të kombëtares mund t'i shkatërrojë jetën, duke marrë parasysh gjithë urrejtjen që është "derdhur" në rrjetet sociale.

"Stop o njerëz, merruni me jetën tuaj, punën dhe familjet tuaja, mos, mos, mos... mund t'i përmbysni jetën një djali me fyerjet e talljet tuaja pa kriter! Zot jepi qetësi dhe durim! Forca Elsi! Po të shënoje gol të bënim hero, tani që mënjanove paksa kokën po të gjuajnë me gur...", shkruan Xhoi.

Si botuese e disa librave për të rinj, ajo ka dhe një këshillë për të gjitha ata njerëz që deri dje e konsideronin hero Elsi Hysajn, ndërsa që pas ndeshjes me Italinë kanë nisur ta bullizojnë e linçojnë masivisht, vetëm sepse bëri një gabim, nëse ulja e kokës për t'i shpëtuar goditjes direkte mund të quhet e tillë.

"Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin, ndaj në moment gjithkush mund të humb gjykimin, mësohu o njeri me tolerancën, ule dozën e mllefit dhe keqdashësisë ndaj tjetrit, mos bej atë që nuk do doje të ta bëjnë ty të tjerët", shkruan më tej Xhoi Jakaj.

"Pranoni talentet ose jo, edhe me defektet e tyre, se janë njerëz", vijon ajo, duke shtuar: Zoti ju faltë, por vështirë se ndodh kur sulmoni pa arsye!

Lexoni reagimin e plotë të pedagoges Xhoi Jakaj:

Mbështes Elseid Hysaj te cilin shoqëria jonë kritik-bërëse dhe opinionist-bërëse për gjithfarë lloj teme po e bullizon sportistin prej 3 ditësh! Vendoseni veten në vendin e tij.

Një sulm ndaj i pa bazuar në logjikë mund t'i shkatërrojë jetën djalit të pafajshëm, që mund të mos jetë futbollisti më i mirë shqiptar, por është njeri, djali i një nëne e babai, vëllai i një motre, nëse e ka se nuk e njoh nga afër, por më dhemb në shpirt që po e sulmojnë në mënyrë kaq të tmerrshme në rrjet.

Stop o njerëz, merruni me jetën tuaj, punën dhe familjet tuaja, mos, mos, mos... mund t'i përmbysni jetën një djali me fyerjet e talljet tuaja pa kriter! Zot jepi qetësi dhe durim! Forca Elsi! Po të shënoje gol të bënim hero, tani që mënjanove paksa kokën po të gjuajnë me gur...

Pranoni talentet ose jo, edhe me defektet e tyre, se janë njerëz, mos i dhunoni e linçoni!

Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin, ndaj në moment gjithkush mund të humb gjykimin, mësohu o njeri me tolerancën, ule dozën e mllefit dhe keqdashësisë ndaj tjetrit, mos bej atë që nuk do doje të ta bëjnë ty të tjerët!!!!

Zoti ju faltë, por vështirë se ndodh kur sulmoni pa arsye!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese