
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe futbollisti i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka ka shprehur hapur mbështetjen e tij për një nga banorët e “Big Brother VIP Albania”, Gjestin.
Gjesti është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer të këtij edicioni, duke fituar simpatinë e mijëra shikuesve dhe duke u konsideruar si një nga konkurentët më të fortë. Përveç dashurisë së publikut, ai ka tërhequr edhe vëmendjen e figurave të njohura si nga sporti dhe arti, përfshirë edhe Granit Xhakën.
Në postimin e fundit të këngëtarit nga Peja, në rrjetet sociale, Xhaka ka komentuar duke e quajtur atë “kampion”, shoqëruar me një emoji medaljeje me numrin një, si dhe me emoji duartrokitjesh, duke lënë të kuptohet qartë se është një mbështetës i madh i tij.
Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë mbështetjeje nga ana e Xhakës për këngëtarin.