Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe komentatori i futbollit, Serhat Akın është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme teksa po dilte nga një program sportive ku dhe ishte i ftuar.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe vetë Akin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se është qëlluar me armë zjarri në këmbë pasi kishte mbaruar emisionin ku dhe ishte i ftuar për të diskutuar lidhur me sportin.
“Më gjuajtën në këmbë pas programit, fjala jonë e fundit është është Fenerbahçe”, ka thënë ai.
Sipas asaj që mediat turke bëjnë me dije gjendja e futbollistit është stabël dhe ndodhet ende në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Momenti i sulmit ndaj Akin është regjistruar nga kamerat e sigurisaë të zonës. Në pamjet filmike shihet se si një person i paidentifikuar i është afruar ish-sulmuesit dhe e ka qëlluar atë dhe më pas është larguar me motor nga vendi i ngjarjes.