Vinicius JR është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2024 nga FIFA. Në ceremoninë e “FIFA the BEST” ishte pikërisht braziliani ai që fitoi këtë trofe presitigjioz, duke e shtuar në koleksionin e tij.
Edhe pse ai nuk e fitoi dot “Topin e Artë” disa muaj më parë në garën me Rodrin, duket se FIFA është kujdesur për të mos e lënë “thatë” brazilianin. Një çmim i rëndësishëm për yllin e Real Madrid që i shpërblen punën e sezonit të fundit.
Përsa i përket këtij sezoni, Vini Jr ka luajtur 20 ndeshje. Në këto sfida të zhvilluara deri më tani ka shkëlqyer duke gjetur 13 herë rrugën e rrjetës e duke asistuar në 9 gola të tjerë.
Sondazh
Poll