Futbollisti i famshëm Neymar, i cili luan për kombëtaren e Brazilit dhe për klubin saudit Al Hilal do të bëhet sërish baba.
Lajmi u konfirmua nga partnerja e tij, Bruna Bincardi e cila ka ndarë një video emocionuese në rrjetet sociale, ku çifti ka zbuluar gjininë e fëmijës së ardhshëm, një vajzë.
Bruna, e cila është 30 vjeçare, shprehet në postimin e saj: "Po jetojmë një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se Zoti ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona." Ajo përfundon me fjalët: "Mirë se të vish bijë", duke shprehur gëzimin e saj për këtë lajm të bukur.
Ky është fëmija i dytë për çiftin, pas vajzës së tyre të parë, që ka sjellë shumë gëzim dhe emocion në jetën e familjes Neymar-Bincardi.
Në rrjetet sociale, fansat e çiftit kanë shprehur urimet dhe gëzimin për ardhjen e një vajze të re, duke i dhënë mbështetje çiftit në këtë fazë të jetës së tyre.