Hapësire reklamuese

Sporti

“Nesër jam me Kroacinë!” gazetari shokon me deklaratën: S’i kuptoj kosovarët që shqyejnë gurmazin për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
“Nesër jam me Kroacinë!” gazetari shokon me
Rron Gjinoveci

Lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithnjë e pamohueshme dhe pavarësisht viteve ka rritur të tejkalojë me sukses kufijtë politikë dhe gjeografikë.

Mirëpo, ka edhe raste episodike, si rasti i gazetarit kosovar Rron Gjinovci, i cili për vëmendje, ka përdhosur rrënjët e thella të vëllazërisë mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

I ftuar në emsionin Konfront në KTV ai tha se është më shumë entuziast për Kroacinë sesa për Shqipërinë, para takimit të nesërm në kuadër të “Euro 2024”. Ai u justifikua duke thënë se përkrahja e tij për Kroacinë është e bazuar në arsye politike dhe personale. Sipas Gjinovcit, Kroacia ka bërë më shumë për Kosovën sesa Shqipëria.

“Jam më entuziast për Kroacinë nesër sesa për Shqipërinë, për arsye krejt politike. Më shumë bën Kroacia për neve sesa Shqipëria. E kam gjyshen kroate, e kam edhe një arsye shtesë. Kroacia na shet armë, e lufton aktivisht Serbinë për dallim nga Shqipëria që e mbështet Serbinë. Është vendi i parë që na ka vendosur sanksione,” tha ai gjatë emisionit “Konfront”.

Po ashtu Gjinovci nuk ndali kritikat as për kosovarët që shpenzojnë para dhe bërtasin për Shqipërinë, duke mos kuptuar arsyet e tyre.

“Nuk i kuptoj kosovarët që shkojnë harxhojnë para e shqyejnë gurmazin për Shqipërinë,” shtoi ai.

Kujtojmë se takimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë merr jetë nesër, 19 qershor ora 15:00. Pikërisht në Hamburg të dyja përfaqësueset do tentojnë pikët e para.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese