Hapësire reklamuese

Sporti

Në lojë është kualifikimi, Kombëtarja ndaj Spanjës për “jetë a vdekje”

Shkruar nga Newsbomb
Në lojë është kualifikimi, Kombëtarja ndaj Spanjës
Kombetarja shqiptare

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare në Euro 2024. Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë në orën 21:00 për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në këtë Europian.

Kuqezinjtë luajnë ndaj spanjollëve në “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf, ku do të jenë “all-in” për fitoren. 3 pikët janë rruga e vetme e Sylvinhos dhe “djemve” të tij për t’u kualifikuar në fazën tjetër të këtij turne.

Një sfidë ku në lojë është kualifikimi, me Shqipërinë që synon të shkruajë historinë në këtë Euro 2024. Ndërkohë përballë kanë “Furinë e Kuqe”, që ka mbyllur çdo llogari për kualifikimin për në fazën tjetër, teksa ka kaluar më tej si e para e grupit B.

Të gjithë jemi “sy e veshë” nga Dusseldorf, ku të gjithë ne kërkojnë fitoren për të qenë në “Play-Off” dhe mes 16 ekipeve më të mira të këtij turneu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese