Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Ndeshja me Italinë për EURO 2024, Reuters: Shqipëria është gati të shkaktojë trazira

Shkruar nga Newsbomb
Ndeshja me Italinë për EURO 2024, Reuters: Shqipëria
EURO 2024

“Italia, kampione në fuqi do të nisë turneun e saj në Euro 2024 kundër Shqipërisë këtë të shtunë, por kundërshtarët e saj në këtë ndeshje do ta shohin si mundësinë e përsosur për të bërë bujë”, - kështu e ka nisur artikullin e saj prestigjiozja “Reuters”.

Ndërsa edhe ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024 ku sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, Reuters i ka kushtuar një artikull.

Në vitin 2021, Italia filloi Europianin me një lojë kundër Turqisë, ku italianët arritën një fitore me rezultatin 3-0 dhe kaluan në krye të grupit të tyre duke fituar të 3 ndeshjet. Me Spanjën dhe Kroacinë që janë në Grupin B, Italia nuk do të presë që ta ketë kaq të lehtë këtë herë dhe kjo është ndeshja e vetme ku pritet të marrë të 3 pikët, vijon artikulli.

“Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe janë gati që të shkaktojnë trazira kudo që të jetë e mundur dhe nuk ka mundësi më të mirë se të kapë Italinë të ftohtë në ndeshjen e parë.

Skuadra e Luciano Spallettit po përballet me një ekip të mbushur me shumë lojtarë të njohur pasi shumë prej tyre luajnë me klube në Itali. Sylvinho ishte një nga asistentët e Roberto Mancinit kur drejtonte Interin dhe braziliani, si shumë të tjerë në skuadrën shqiptare dhe në përgjithësi, flet italisht, kështu që nuk do të ketë shumë sekrete brenda dhe jashtë fushës.

Me Italinë që po lufton sërish për të gjetur një golashënues, Gianluca Scamacca duket se do të jetë lojtari i ngarkuar për të gjetur rrjetën dhe ndaj Shqipërisë, ai do të përballet me kolegun e tij nga Atalanta, Berat Gjimshiti. Të dy ndihmuan Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian vetëm pak javë më parë në finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusen, por këtë herë ata e gjejnë veten si rivalë në Evropë.” - shkruan Reuters.

Media e huaj e mbyll artikullin teksa shkruan se Italia nëse do të fillojë turneun e sportit me fitore do të duhet të shkatërrojë një “mbrojtje kokëfortë” të Shqipërisë e cila ka pësuar vetëm 4 gola në fazën kualifikuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese