Një ngjarje tragjike është shënuar në Meksikë, ku është vrarë prezantuesja e njohur, Paola Salcedo 29 vjeç.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 29-vjeçarja, motra e ish futbollistit të Fiorentinës Carlos Salcedo, është vrarë teksa ka dalë nga një cirk.
Hetuesit po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, teksa pista e dyshuar është se 29-vjeçarja ka rënë pre e një grabitje që përfundoi në vrasje.
Sipas asaj që një dëshmitar zbuloi për mediat meksikane, 29-vjeçarja doli nga cirku për t’iu përgjigjur një telefonate kur iu afrua një furgon dhe e goditi me armë zjarri. Edhe prezantuesja u dërguar me urgjencë në spital, ajo ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Lajmi u konfirmua nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Meksikës. 29-vjeçarja prezantonte programin “Líderes del Baño” dhe ishte shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale.