Hapësire reklamuese

Sporti

Mesfushori i Kombëtares i ndërhyri keq, stafi i kuqezinjve në ankth për Jasir Asanin

Shkruar nga Newsbomb
Mesfushori i Kombëtares i ndërhyri keq, stafi i kuqezinjve në
Momenti kur Jasir Asani u demtua

Një foto në rrjetet sociale me këmbën e fashuar të Jasir Asanit bëri xhiron e rrjetit. Sulmuesi i kuqezinjve gjendet në Austri me Kombëtaren ku po zhvillon fazën përgatitore. Ditën e djeshme, skuadra ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Por, në një çast bota u duk se u shemb për Jasir Asanin që pësoi një goditje në këmbë.

Newsbomb u interesua pranë stafit të kuqezinjve dhe mësoi se ka qenë thjesht një duel i çastit mes tij dhe Ylber Ramadanin. Ky i fundit e godet padashur në këmbë duke ngjallur panik në stafin e kuqezinjve. Por, pas konsultimit me mjekët është vërejtur se nuk ka asgjë shqetësuese dhe mëngjërashi është gati për trajnerin Sylvinho.

Kujtojmë që në miqësoren e shkuar, Jasir Asani arriti të realizonte një supergol nga distanca duke surprizuar portierin e Lihtenshtejnit. Anësori i kombëtares shqiptare tregoi edhe një herë se e majta e tij është arma më e fortë ku padyshim çdo përfaqësuese në Europian do ta ketë të vështirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese