Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

"Më tradhtove më këdo që të dilte përpara", Wanda Nara i hakërrehet Mauro Icardit

Shkruar nga Newsbomb
"Më tradhtove më këdo që të dilte
Mauro Icardi dhe Wanda Nara-s

Nuk ka fund lufta mes Mauro Icardit dhe Wanda Nara-s. Edhe pse të ndarë dhe me partnerë të tjerë në krah, ata vazhdimisht i lëshonjë kunja njëri-tjetrit në distancë. Këtë herë, nuk kanë përtuar të përmendin tradhtitë. 

I pari që nisi luftën e ftohë ishte futbollisti i famshëm, i cili shkruan se tradhtitë e njëpasnjëshme ia fali për hir të fëmijëve. 

“Ke djegur veten me çdo gjë që ke bërë dhe nuk e di se çfarë të pret. Tre vite më parë desha të të lija dhe shkoja me gruan me të cilën jam tani, por pastaj mendova për vajzat e mia dhe të dhashë një tjetër mundësi. Kam vazhduar për tre vite ndërsa më tradhtojë me këdo që të dilte përpara.

Që të mblidhja prova më është dashur të krijoj një personazh që të ti dërgoja njëra pas tjetrës. Jam i lumtur dhe më pëlqen me një grua e cila më jep gjithçka për të cilën kam nevojë. Është e njëjta grua që ti do dhe pretendon të djegësh publikisht por nuk ia arrin. Padyshim që e ndjen pasi është gruaja që zgjodha tre vite më parë dhe pas kaq shumë kohësh ia dola ta rigjeja dhe ta kem përsëri në jetën time”, shkruante Icardi në mesazh.  

Pak kohë kaloi dhe Wanda iu kthye me të njëjtën monedhe, duke i kujtuar faktin se i qëndroi pranë, pavarësisht se futbollisti e tradhtonte. 

“Shihet që je shumë i lumtur. Mëkat që kur më tradhtove, nuk ike nga shtëpia me të dashurën tënde. Zgjodhe të qëndroje kur zbulova tradhtinë tënde. Unë dhe ti e njohim të vërtetën, ti që kishe mundësi të zgjidhje, nuk e zgjodhe dhe nuk ishte për shkak të vajzave, pasi më ke thënë gjithmonë që për ty nuk kishte rëndësi.

Një muaj para se të ishe me të, deshe një fëmijë tjetër, të rimartoheshe, por u largove se të largoi policia. E ke pasur gjithmonë “dhuratë”, ashtu si e kanë pasur Elian dhe të tjerët. Shpresoj që Elian të dehet dhe të dërgojë të gjithë ato që ka për “dashurinë e jetës tënde” në mënyrë që të shohësh se të gjithë e kanë pasur “dhuratë””, shkruan modelja e famshme. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese